Fatmir Limaj prezanton Xhevahire Izmakun si kandidate për deputete
Kreu i partisë NISMA Sicialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidaten e radhës për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas tij, Xhevahire Izmaku do të jetë kandidate për deputete, me ç’rast ka vlerësuar lartë angazhimin e saj në politikë.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot kam kënaqësinë të prezantoj kandidatën për deputet, zonjën Xhevahire Izmaku.
Xhevahirja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, duke udhëhequr me përgjegjshmëri dhe angazhim në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vushtrrisë.
Përveç angazhimeve të saj politike, Xhevahire Izmaku është një profesoreshë e nderuar, e cila ka pasur një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj.
Kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.