PDK ka themeluar nëndegën e radhës në Milano, Patriot Krasniqi po bënë punë të jashtëzakonshme për mobilizimin e mërgatës
Kryetari i PDK-së në Itali dhe kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, ka njoftuar themelimin e nëndegës së re të PDK-së në Milano. Në krye të saj, me unanimitet të plotë, u zgjodh Fadil Paqarizi, transmeton portali DrenicaOnline.
Krasniqi falënderoi ekipin dhe anëtarët për punën e madhe, si dhe përfaqësuesit nga qendra për mbështetjen e tyre, duke theksuar mobilizimin e fuqishëm të degës për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Kosova mundet më mirë!” – përfundoi ai.
Me themelimin e nëndegës së re të PDK-së në Milano, Patriot Krasniqi, vazhdon përpjekjet për organizimin dhe mobilizimin e fuqishëm të mërgatës shqiptare për zgjedhjet e 9 shkurtit./DrenicaOnline/