Gjenerali Xhevahir Geci: Nga fusha e betejës në Kuvendin e Kosovës
Ish-luftëtari i UÇK-së, Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe historiani Xhevahir Geci do të garojë për deputet në listën e PDK-së.
Një figurë e shquar në shërbim të Kosovës, Geci ka dhënë kontribut si luftëtar i orëve të para të UÇK-së, Gjeneral Brigade në FSK dhe historian i njohur, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë prezantimit të tij, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu krenari për bashkëpunimin me Gecin, duke theksuar përkushtimin e tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Mirë se vjen, Gjeneral!” – ishte mesazhi i PDK-së./DrenicaOnline/