Sami Lushtaku me dhimbje të madhe për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe mikut të tij, Liman Musliu
Nënkryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Liman Musliut, bashkëluftëtarit dhe mikut të tij të zemrës.
Lushtaku përshkroi Limanin si një nga ushtarët më të zotë të Njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari,” një njeri me guxim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, i cili i dha kuptim jetës përmes dashurisë për Kosovën, transmeton DrenicaOnline.
“I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, Liman, dhe kujtimi për ty do të jetojë gjithmonë në zemrat tona,” ka shkruar Lushtaku, duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes Musliu, bashkëluftëtarëve dhe gjithë miqve të Limanit.