Reshje bore e shi, parashikimi i motit për fundjavë dhe dy javët e ardhshme
Mot kryesisht me kthjellime e diell pritet të mbajë sot, pas një mëngjesi me ngrica e mjegull përgjatë luginave të lumenjëve.
Të dielën ndërkokë priten reshje bore në vise malore, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta, sipas “Mendimi për motin”, raporton Express.
Java e ardhshme do të fillojë me mot të ftohtë dhe të thatë, derisa më pas do ketë reshje shiu e rritje e temperaturave.
“Nga mesi i javës, sipas trendeve të fundit, parashihen periudha me të reshura, kryesisht shiu, e të borës në vise malore. Temperaturat shënojnë rritje deri në 13C e 14C në pjesën e dytë të javës, si një indikator që rryma më të ngrohta ajrore depërtojnë mbi rajon. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në 4C e 5C. Në fundjavën e ardhshme, më pas pritet një pushim nga të reshurat”, thuhet në njoftim.
Pas datës 18, sërish shfaqen gjasa për mot jostabil, me të reshura, herë herë paksa më intenzive, ndërkohë që temepraturat shfaqin trend të rënies më afër mesatareve në 9C e 10C, maksimalet, e minimalet pranë 0C.
“Në disa modele paraqiten sinjale edhe për të reshura dëbore, nëse temperaturat zbresin në 0C.”
“Kryesisht me diell parashihet edhe dita e diel, ndërkohë masat e ftohta ajrore që depërtojnë zbresin temperaturat në 9C, e të hënën edhe në 6C, kur shtrihen më shumë vransira. Minimalet zbresin në -2C e -3C. Nga e mërkura paraqiten kushte edhe për të reshura, kryesisht shiu me temperatura në rritje deri në 8C, ato maksimale, por dhe minimalet shënojnë rritje mbi 0C. Reshje dëbore priten në vise malore, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta”, thuhet në njoftim.