Bedri Hamza ironizon me projektet “kapitale” të Qeverisë Kurti: “As urën e Saradranit nuk e kanë kry krejt”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ironizuar me realizimin e projekteve infrastrukturore nga Qeveria Kurti, transmeton DrenicaOnline.

Në një deklaratë para simpatizantëve të PDK në degën e Gjermanisë, e ku u prezantua kandidati për deputet, Isak Neziri, Hamza u shpreh se, pavarësisht premtimeve të shumta për projekte madhore, qeveria aktuale nuk ka arritur as të përfundojë tërësisht ndërtimin e urës së Saradranit.

Kjo deklaratë vjen si një kritikë ndaj angazhimit të qeverisë për projekte “kapitale,” për të cilat ai thotë se nuk po realizohen në tërësi dhe me cilësi./DrenicaOnline/

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë