Mjeku Feriz Bytyqi iu mbanë ligjëratë mbi Ndihmën e Parë nxënësve të Llapushnikut
Sot, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Llapushnik, u mbajt një ligjëratë edukative mbi rëndësinë e Ndihmës së Parë nga mjeku Feriz Bytyqi. Ky aktivitet ishte organizuar për nxënësit e klasave të pesta, të cilët patën mundësinë të mësojnë për profesionin e mjekësisë dhe për rëndësinë e reagimit të shpejtë në raste emergjente.
Gjatë ligjëratës, u trajtuan tema kyçe si:
– Vlerësimi dhe ndihma e parë për raste të sulmit në zemër, probleme të frymëmarrjes, asfiksi, shtërngime dhe gjakderdhje.
– Njohja e simptomave të emergjencave të zakonshme dhe reagimi i shpejtë për të ofruar ndihmë deri në mbërritjen e personelit profesional.
Ky aktivitet është pjesë e programit të edukatës fizike dhe shkathtësive për jetë, me qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri dhe aftësi të rëndësishme për mirëqenien dhe sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.