E dhimbshme: Vdes në QKUK fëmija 8-vjeçar që u godit nga një kamion para disa javësh
Pas rreth tri javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm ka humbur jetën fëmija që u godit nga një automjet, teksa po lëvizte me biçikletë në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, pasditen e 19 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima është një 8-vjeçar, i cili fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve të rënda që ka pësuar.
Policia është njoftuar për rastin, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Fëmija fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, por më pas ishte dërguar në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndryshe, aksidenti u shkaktua nga një kamion, që goditi fëmijën me biçikletë nga pakujdesia gjatë lëvizjes.