Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, pritet me mbështetje të fuqishme në Ferizaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka marrë një pritje entuziaste në Ferizaj, ku është shprehur për një vizion të qartë për të ardhmen e vendit, transmeton DrenicaOnline.

Gjatë fjalës së tij, Hamza theksoi rëndësinë e mbështetjes për fuqinë njerëzore të Kosovës, duke u fokusuar te të rinjtë dhe profesionalizmi i tyre.

“Kosova ka gra e burra të zotë për ta zhvilluar vendin. Ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nuk guxojmë të ndalemi. Kosova duhet të ecë përpara,” theksoi Hamza, duke inkurajuar qytetarët për një angazhim të përbashkët drejt zhvillimit dhe progresit.

Mbështetësit në Ferizaj shprehën optimizëm dhe besim në angazhimin e Hamzës për të përmirësuar ekonominë dhe infrastrukturën e vendit, duke e parë atë si një lider me përvojë dhe vendosmëri për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë