Dy zemra të reja pushuan së rrahuri – Drenasi në zi për humbjen e dy djemve të rinj

Dy të rinj nga Drenasi kanë humbur jetën brenda dy ditësh për shkak të sëmundjeve të rënda, duke tronditur gjithë komunitetin, transmeton DrenicaOnline.

Inxhinieri Asdren Hajdari nga Dobroshevci dhe frizeri i njohur Milazim Tahiraj u ndanë nga jeta, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjet dhe të afërmit e tyre.

Për këto humbje të mëdha, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka dërguar telegrame ngushëllimi për familjet e të ndjerëve, duke shprehur solidaritet dhe përkrahje në këto momente të vështira./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë