Valentina Leku- Gashi kërkon siguri për nxënësit në Llapushnik
Asamblistja e Kuvendit Komunal të Drenasit, Valentina Leku Gashi, ka vizituar sot shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Llapushnik, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Nexhmedin Gruda, dhe inxhiniere të Komunikacionit, Antigona Durimishi.
Kjo vizitë vjen pas kërkesës së kahmotshme të Leku Gashit për të rritur sigurinë në hyrje të shkollës, duke shënuar vendndodhjen e saj për t’i paralajmëruar ngasësit e automjeteve për praninë e shkollës dhe për të shmangur rrezikun për kalimtarët, veçanërisht për nxënësit, transmeton DrenicaOnline.
Gjatë vizitës, drejtori Gruda dhe inxhinierja Durimishi premtuan se do të angazhohen pranë ministrisë përkatëse për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që do të garantojë sigurinë e nxënësve dhe banorëve të Grykës së Llapushnikut.