Një tjetër lajm i kobshëm! Vdes në moshë të re Milazim Tahiraj (Frizer Ximi) nga Drenasi

Ka ndërruar jetë Milazim Tahiraj, i riu nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit, transmeton DrenicaOnline.

Tahiraj, i njohur për punën e tij si floktar, kishte një biznes personal në Drenas, pranë Stacionit të autobusëve, ku për vite me radhë ka shërbyer klientët e tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta vjen një ditë pas humbjes së një tjetër të riu nga Drenasi, inxhinierit Asdren Hajdari.

Këto dy humbje kanë tronditur komunitetin lokal, duke sjellë ngushëllime dhe mbështetje për familjet e të ndjerëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë