I riu nga Tërdeci varroset sot në vendlindje
Ka ndërruar jetë Milazim Tahiraj, i riu nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Tahiraj, i njohur për punën e tij si floktar, kishte një biznes personal në Drenas, pranë Stacionit të autobusëve, ku për vite me radhë ka shërbyer klientët e tij, transmeton DrenicaOnline.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (30.10.2024) në orën 17:00 në varrezat e fshatit Tërdec.
Familja shpreh lutjen që shpirti i të ndjerit të pranohet në mëshirën e Zotit dhe të jetë i parajsës.