Komandanti i FSK-së takon shefin e stafit të KFOR-it, theksohet vazhdimësia e bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka pritur në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.

Në njoftimin e FSK-së në Facebook, bëhet e ditur se takimi ka qenë i fokusuar në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së.

“Gjeneral Garffer falënderoi Gjeneral Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së. Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend”, shkruhet në postim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë