Dibrani takon homologun e tij në Tiranë, flasin për shkëmbimin e përvojave të institucioneve që drejtojnë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose.

Të dy drejtuesit biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kushteve dhe funksionimit të sistemeve të burgjeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje që lidhen me trajnimin e stafit, përmirësimin e sigurisë në institucionet e mbajtjes së dënimit dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.

Dibrani dhe Qose shprehën gatishmërinë për të vazhduar takime të rregullta, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë