Numër i madh i policëve, arrin edhe Autoambulanca në lokalin ku u gjuajtën me armë – VIDEO

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dyshohet se pati përleshje mes disa personave. Sipas informacioneve të para, janë përdorur edhe armët, raporton Gazeta Sinjali.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve që kanë dërguar sinjalizuesit, tashmë ka arritur edhe Autoambulanca.

Ekipi mjekësor është parë duke u futur në lokalin ‘Golden Club’, ku dyshohet se ka të lënduar.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë