21-vjeçares ia djegin veturën Golf 7, kërkon ndihmë në Polici – dëmi mbi 20 mijë euro
Rastet e incidenteve të zjarrit, sidomos djegieve të veturave s’janë edhe të rralla dhe kryesisht lidhen me ‘qërimin e hesapeve’. Një rast i zjarrvënies u raportua së fundmi nga një vajzë 21-vjeçare në Prishtinë, të cilës ia dogjën veturën – ndonëse motivi s’dihet ende, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar vet viktima, e cila ka raportuar se veturën e saj Golf 7 e kishte parkuar në afërsi të shtëpisë, në fshatin Trudë.
Gjatë natës, dyshohet se vetura u përfshi nga flakët, në rrethana akoma të paqarta.
Si rezultat i raportimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë përkatëse bashkë me ekspertin e zjarrit.
Bazuar në informacionet e para, vlera e dëmit është mbi 20 mijë euro.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për të zbardhur motivin dhe rrethanat e incidentit.