Grabitje në Korroticë të Epërme të Drenasit, ja si ndodhi rasti

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:20, është raportuar për një grabitje në një pompë të derivateve në Korroticë e Epërme të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Një i dyshuar i maskuar, duke përdorur një mjet të fortë, ka kërcënuar viktimën dhe i ka grabitur para, më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe janë në kërkim të të dyshuarit./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë