Ky është i riu nga Malisheva, që humbi jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku i riu nga Malisheva, Visar Ramaj, ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Visari, 34 vjeç, nga fshati Senik i Malishevës, ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa po punonte në ndërtimtari. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda, transmeton DrenicaOnline.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se incidenti ndodhi më 12 tetor 2024, rreth orës 10:00. Sipas raportimeve nga dëshmitarët dhe mjekët e spitalit, gjendja shëndetësore e viktimës ishte kritike që nga momenti i aksidentit.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen dhe komunitetin e tij, ndërsa ata kanë ndarë lajmin për humbjen e Visarit përmes rrjeteve sociale.

Ngushëllime të sinqerta për familjen Ramaj në këtë kohë të vështirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë