Incidenti në Mitrovicë, këta janë dy të dyshuarit që plagosën 38-vjeçarin – ndodhen në arrati (Foto)

Një incident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku si pasojë e shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës.

Ndërkaq, Sinjali po ashtu mësoi edhe emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin, e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë