Kishnarekë: Shtylla elektrike gati të bie në mes të rrugës (Pamje)
Një shtyllë e energjisë elektrike gati sa nuk ka rënë në mes të rrugës në Kishnarekë të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje të saj ku shihen disa tela teksa kanë rënë në asfalt.
Banorët kërkojnë nga KEDS që të intervenojë menjëherë para se të ndodhë më e keqja.
Sot edhe moti është i ligë dhe rrëziku që të bie e gjithë shtylla, është më i madh./DrenicaOnline/