Dy sfida luhen sot në futbollin kosovar, “Nikli” e pret Malishevën kurse Gjilani takohet me Prishtinën

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimin derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës.

“Skifterat” aktualisht ndodhen në pozitën e tetë me pesë pikë ndërsa kryeqytetasit janë dy pozita më lartë me 10 sosh.

Kurse në takim tjetër luajnë Feronikeli 74 dhe Malisheva.

Malisheva kërkon të vazhdojë formën e mirë kurse Nikli fitoren e parë këtë edicion.

Dy takimet fillojnë nga ora 15:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë