Dalin matjet përfundimtare – Sasia e drogës që u gjet dje në Pejë kalon mbi 1 ton

Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e Pejës, ku tha se u kap 1 ton drogë dhe se u arrestua një shtetas i Shqipërisë, raporton Sinjali.

Pas operacionit të Policisë dhe hetimeve të vazhdueshme për rastin, Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se ka ndryshuar sasia e kanabisit që u konfiskua dhe asgjësua dje.

Sinjali mëson se nga matjet përfundimtare sasia e drogës së konfiskuar shkon deri në 1 ton e 35 kilogram, si dhe me mbi 2800 bimë të kanabisit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.

Për këtë rast, policia ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, të cilit sot Gjykata e Pejës ia caktoi një muaj paraburgim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë