Sikur dikur Thaçi, Kurti publikon foto pas arritjes në New York
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga New York’u, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Foto duke ecur rrugëve të New York-ut kishte publikuar vite më parë edhe Hashim Thaçi.
Kurti ka thënë se pret që të takohet me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare “për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen”.
Ai ka thënë se do të ketë takime edhe me mërgimtarët që jetojnë në ShBA.
“Arrita në New York herët këtë mëngjes për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Pres të takoj edhe anëtarët e diasporës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tone”, ka shkruar Kurti.