Vëllëzërit e rrahin motren, e mbyllin në dhomë dhe ja marrin telefonin për të mos e lajmëruar policinë
DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Deçan, 21.09.2024 – 21:35.
Është raportuar se viktima
Një femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të shtunën rreth orës 21 e 30 minuta në Deçan, transmeton portali DrenicaOnline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./DrenicaOnline/