“Më e shtrenjtë është liria se jeta”, si ndodhi beteja e 22 shtatorit të vitit 1998 ku ra heroikisht Fehmi Lladrovci?

Sot, më 22 shtator, shënohen 26 vjet nga beteja heroike e vitit 1998 në Drenicë, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave serbe, ku ranë dëshmorë Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci dhe Fatime Hetemi.

Për herë të parë, shtatë ushtarë të brigadës 114 kanë rrëfyer për këtë betejë të përgjakshme, e cila zgjati shtatë orë dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Në prag të kësaj beteje, komandanti Fehmi Lladrovci kishte dhënë një intervistë për një medium ndërkombëtar, ku ishte pyetur nëse do të jepte jetën për Kosovën.

Me një buzëqeshje të lehtë, ai ishte përgjigjur: “Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se jeta. Ai do të ishte fati im më i madh.”

Sot, disa nga ish-ushtarët e Fehmi Lladrovcit – Shaban Berisha, Avni Bunjaku, Islam Karaçica-Krasniqi, Ukë Uka, Selatin Kurrumeli, Ramadan Kurrumeli dhe Bedri Zuka – kanë kujtuar për Telegrafin me nderim dhe krenari atë ditë të paharrueshme, duke ndarë përjetimet dhe kujtimet e tyre nga beteja e lavdishme e Drenicës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë