Një ndër këngëtaret më të njohura dhe me te bukura në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.
Kënga e parë ishte “Dallëndyshe dhe bukuroshe”. Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio dhe Televizionin Shqiptar. Në vitin 2003 ne xhirimet e Zico Company Leonora kishte nje konflikt me kolegen e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, dhe prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua.
Në programin “Përralla me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01 shkurt 2007, Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht./Kosovarja/
.
.