Punëtori vdiq pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese, arrestohet një person

Të premten një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren.

Ai është J.K, i moshës 48 vjeçare nga Prizreni.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është  informuar  prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes.”

Policia sot njoftoi se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Ai është dërguar në mbajtje.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS ME PASOJË VDEKJE- Prizren 13.09.2024-17:00. Lidhur me rastin, sot më datën 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë