Pas zgjedhjes së kryesuesit, thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit- ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit dhe nenit 44, pika 44.1, 44.2 dhe 44.3 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, neni 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në bazë të kërkesës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, më datë 19.9.2024 (e enjte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Propozim vendim për ndarjen e parcelës kadastrale 326-4 Çikatovë e Re.
2. Propozim vendim për Plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
3. Propozim vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit për shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vjet)
4. Draft strategjia për Zhvillimin dhe fuqizimin e Rinisë në Komunën e Drenasit 2024-2029.
5. Raporti i punës Janar-Qershor 2024 i Kryetarit dhe qeverisjes lokale.
6. Raporti financiar Janar-Qershor 2024.
7. Diskutim i Raportit i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2023.
8. Diskutim i Planit të Veprimit për Implementimin e Rekomandimeve të ZKA-së
9. Raporti i punës së KKSB-së Janar-Qershor.
10. Propozim vendim i Buxhetit të komunës për vitet 2025 dhe parashikimi i buxhetit për vitin 2026-2027.
11. Raporti i performancës komunale për vitin 2023 për komunën e Gllogocit.
12. Propozim vendim për transfer/harmonizim në kategorinë e pagave.
13. Propozim vendim për ndryshimin e emrit të projekteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë