Vdekja e 39 vjeçarit në aksident, familja nga Lipjani i falë gjakun familjes nga Drenasi

Hoxhë Fatmir Latifaj ka njoftuar se të enjten familja Hoxha nga Ribari i Lipjanit i ka falur gjakun familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 39-vjeçari Besijan Hazbi Hoxha duke u kthyer nga vendi i punës, transmeton portali DrenicaOnline.

Njoftimi i hoxhës:

SOT PO MË DHIMBSENI, KURSE NESER DO T’IU MARRIM LAKMI!

Po e filloj kete shkrim me kete fjali qe e thash në Ribar te Lipjanit!

Sot kisha nderin te jam prezent ne një tubim madhështor me karakter te pajtimit dhe faljes se gjakut nga aksidenti me fatalitet qe ndodhi disa ditë me heret fshatin Ribar, komuna Lipjan në familjen e Hazbi Hoxhës, ku edhe një here u deshmua praktikisht edhe fuqimisht roli i pazavendsueshëm edukativo arsimor i hoxhollarëve në perhapjen e paqes edhe qetesisë padallim në Kosovën tonë, ku edhe ky tubim tregon rendësin e fikjes se zjarrit te urrejtjes edhe hakmarrjes në hapsirat tona.

Sot në prezencë të shumë hoxhollarëve nga kjo komunë, kryetari KBI-Lypjan hoxhë Zaim Baftiu, Hoxhë Refkiu, Hoxhë Habibi, Hoxhë Avdush Krosa, Hoxhë Beqa e të tjerë(kerkoj ndjesë nuk mu kujtohen emrat e te gjithëve) e shume familjarë të kēsaj familje dhe Familjes Berisha nga Vasileva komuna Drenas që shkaktuan aksidentin me fatalitet ku humbi jeten 39 vjeqari Besijan Hazbi Hoxha duke u kthyer nga vendi i punës.

Vepra e bacit Hazbi duhet të sherbej shembulltyrë per të gjithë se si duhet te trajtohet kaderi duke i ftuar madje edhe familjaret e Berishëve nga Vasileva qe djali i tyre shkaktoj aksidentin fatal per Besijan Hazbi Hoxhën.

Lus Allahun e bekuar qe rahmetliun ta shperblej me firdeësin e lartë në Xhennet, kurse familjarëve t’iu jap saber edhe gajret, ashtu qysh iu thash edhe sot:
Njerzve të sprovuar sot na dhimbseni kurse neser do tiu marrim lakmi!
Misioni vazhdon, paqe paqe edhe vetem paqe!

Me respekt vllau i juaj Fatmiri
05.09.2024!
Ribar, Lipjan

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë