“Nikli” sot i shkon Ballkanit

Xhiro e tretë e edicionit të ri të Albi Mall Superligës përmbyllet sot me dy ndeshje interesante.

Dukagjini do ta mirëpresë në Klinë skuadrën e Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi është ende në kërkim të fitores së parë, pas dy humbjeve radhazi në fillim të kampionatit, ku u mposht nga dy skuadrat e qytetit të Suharekës.

Ndërsa Gjilani vjen pas dy barazime, ndaj Llapit në xhiron e parë, dhe ndaj Ballkanit në të dytën.

Dueli tjetër është ai mes kampionit Ballkanit dhe Feronikelit, i cili zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ballkani kërkon të rikthehet te fitorja pasi u ndal me barazim në xhiron e kaluar ndaj Gjilanit, kurse Feronikeli do të kërkojë pikët e para në këtë duel, pas dy humbjeve ndaj Ferizajt dhe Llapit.

Të dyja duelet zhvillohen nga ora 16:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë