Kjo është arma me të cilën supozohet që Faton Hajrizi qëlloi mbi policinë serbe
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq sot ka bërë të ditur se është vrarë Faton Hajrizi.
Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e policisë e lokalizuan Faton Hajrizin, dhe më pas i kërkuan të dorëzohej disa herë, por ai refuzoi dhe vendosi të qëllonte mbi ta dhe më pas ata i kthyen zjarrin, duke e lënë të vdekur.
Mediat serbe po ashtu publikuan armën me të cilën Faton Hajrizi qëlloi mbi policët, të cilët e rrethuan atë.