Si humbi peshë gruaja më e shëndoshë në botë, i hoqi 215 kilogramë në kohë rekord
Pasi burri i saj refuzoi t’i porosiste një sallatë, një grua që ishte në prag të vdekjes çdo ditë për shkak të peshës së saj, kuptoi se diçka nuk shkonte në martesën e saj. Shumë që duan të heqin qafe peshën e tepërt nuk kanë mbështetjen e duhur nga partnerët e tyre, por historia e kësaj amerikaneje është e pabesueshme.
Zsalynn Whitworth dikur ishte gruaja më e shëndoshë në botë dhe pjesëmarrëse në serinë e realitetit mjekësor My 600-lb Life, ku shfaqen njerëz që peshojnë pothuajse 300 kilogramë.
Në vitin 2012, kur 42-vjeçarja Zsalynn në atë kohë sapo mbërriti në zyrën e dr. Younan Nowzaradan -it, i cili donte ta ndihmonte të humbiste peshë, ajo kishte një pengesë të madhe – bashkëshortin e saj Gareth.
Siç thoshte ai, gruaja e tij ishte shumë tërheqëse për të me një mbipeshë kaq të madhe, prandaj nuk donte që Zsalynn të humbiste peshë.
Ajo ishte e vendosur të përmirësonte shëndetin e saj të përkeqësuar dhe cilësinë e jetës, por Gareth ishte shumë i zëshëm në kundërshtimin e tij. Për më tepër, jo vetëm që nuk donte që gruaja e tij të humbiste peshën e tepërt, por besonte se ajo duhej të shtonte më shumë peshë.
Në reality story ku ata morën pjesë, momenti më i dukshëm ishte kur ajo donte të hante një sallatë, ndërsa Gareth nuk pranoi t’i porosiste një vakt të shëndetshëm dhe i tha: – Nëse do të hash bar, shko në kopsht për të kullotur.
Në rrethana të tilla, Zsalynn arriti të humbiste mbi 100 kg, sasia që i duhej të miratohej për një bypass gastrik. Me kalimin e kohës, ajo humbi rreth 215 kilogramë dhe kujton gjithashtu momentin kur burri e dërgoi në një restorant të ushqimit të shpejtë menjëherë pas operacionit dhe porositi një pjatë që ajo nuk lejohej ta hante.
Ai e inkurajoi atë që të fillonte të fitonte përsëri peshë, mirëpo ajo mbeti këmbëngulëse dhe në rrugën e saj për të qenë më në fund e lumtur me shëndetin dhe pamjen e saj.
Shpejt pasoi një operacion për heqjen e lëkurës së tepërt dhe vetëm pas kësaj ajo humbi 23 kilogramë të tjerë.
Në fund të atij rrugëtimi, Zsalynn e kuptoi se i shoqi nuk e dëshironte atë dhe se ai mendonte vetëm për veten dhe nevojat e tij, prandaj ajo bëri kërkesën për divorc.
Kapitulli i ri i jetës pati një ndikim të keq tek ajo, kështu që ajo ra në depresion të rëndë dhe u kthye përsëri në zakone të pashëndetshme dhe filloi të kërkonte rehati në ushqim.
Mirëpo, pas kësaj ajo filloi psikoterapinë dhe u rikthye në rrugën e duhur, kështu që sot ajo është një grua e lumtur dhe e shëndetshme.
– E kuptova që po mashtroja veten dhe se kjo gënjeshtër po më vriste – shpjegoi ajo, raporton telegrafi.
Siç shkruajnë mediat amerikane, Zsalynn ende jeton në Teksas, ndërsa ajo gjeti burrin e jetës së saj – Jack Lapp, i cili është një mbështetës i vërtetë dhe një ndihmës i madhe për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.