Pasi Egla Ceno tregoi një rrëfim në BBV3 ku pretendon se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi punë, gjatë primet të së martës Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”

Rreth kësaj deklarate të gazetares, kanë reaguar familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të Instagramit.

Mes të tjerash ata thonë se Ilnisa nuk është përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nën drejtorit duke përfituar kështu një vend pune pa meritë.

Ky koment në faqen e Eglës duket se është parë edhe nga familja e Ilnisës, të cilat kanë reaguar po ashtu me një Instastory, ku kanë përmendur (duke aluduar) se Egla vijon të paguhet në teatër, ndonëse ajo është e mbyllur brenda BBV.

'Te Saimiri do shkosh?', familja e Eglës reagon ashpër: