Po ktheheshin nga teravitë në shtëpi, i riu e ther me thikë shokun në mes të rrugës në Drenas
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të mprehta.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku një person po dyshohet se ka e ka sulmuar me mjet të mprehtë shokun e tij, teksa po ktheheshin nga teravitë për në shtëpi.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, viktima është dërguar në këtë qendër me plagë si pasojë e therjes me thikë dhe gjendja shëndetësore e tij është stabile.
Ndërkohë, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar edhe i dyshuari
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit.