I burgosuri që vdiq dje në Prishtinë, ishte përdorues i drogës
Mëngjesin e së hënës, derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, V.M është gjetur pa shenja jete në Qendren e Paraburgimit në Hajvali.
Policia ka njoftuar se vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton DrenicaOnline.
Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë./DrenicaOnline/