E “çoi në këmbë”, një Serbi, rrëfimi i Esat Shalës – i kundërpërgjigjet Vuçiqit
Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala nga fshati Krajkovë e Drenasit, vullnetarisht tash e mbi 20 vite merret me mbledhjen e provave vizuale të masakrave dhe krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Puna e tij i ka rënë në sy edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili në një takim të rëndësishëm në Serbi ka përmendur emrin e tij dhe televizionit ku punon ai.
Shala në një rrëfim për IndeksOnline ka thënë se përmendja e emrit të tij në atë takim, veç e ka motivu edhe më shumë me vazhdu misionin e tij.
Më tutje, ai tregon se si ka filluar të grumbullojë materialin duke kërkuar një fotografi të familjes.
Shala në këtë rrëfim i ka bërë apel të rinjve që të mos e lëshojnë vendin, pasi është derdhur gjak për arritjen e lirisë.