Hapet Kutia e Pandorës për herë të parë këtë sezon, Graciano ‘godet’ rëndë Romeon

Banori i BBVA3, Graciano pati mbrëmë natën e tij me fat, duke pasur rastin ta hap Kutinë e Pandorës.

Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.

Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona.

Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.

Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”.

Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët.

Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë