“Buci dhe Santiana kanë aferë nga jashtë”, motra e Bucit nga Drenasi reagon pas deklaratës së Lindës

Motra e Bucit, Mirjeta Dervishi, ka reaguar pas deklaratës së Lindës e cila sonte në Prime tha se Santiana dhe Buci kanë një aferë nga jashtë.

Në reagimin e saj ajo ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Lindës duke thënë se këto janë gënjeshtra.

“Kjo është e papranueshme nga Linda dhe po e garantoj qe për ketë deklaratë të rreme se kinse Buci e Santiana kanë aferë kjo do të përballet me gjyqin. Se u ba e tepert qdo njani del e mundohet të demtoj imazhin e tjetrit me këto genjeshtra. Buci Ylli Dervishi në atë shtëpi është djali që është shantazhuar, shpifur, kryqezuar e shpesh herë bullizuar për moshen e tij”.

“Stop se e keni tepru tash i perfshit edhe shoqerinë sepse e dini qe Buci e ka një rreth të gjerë e po mundoheni ta njollosni. As nga jashtë e as brenda nuk ka aferë mes Bucit e Santianës oj Linda Halimi. Kimi të lojës brenda mund te ketë, por termi aferë është shpifje e rëndë. Ju garantoj si motër e tij se Buci kurr emrin Santianë jashtë nuk e ka permendur dhe nuk e ka njohur. Kjo që e tha Linda më parë është GËNJESHTËR”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë