Shembet skela, të paktën katër punëtor të vdekur në Gjermani- detajet e fundit
Katër punëtorë vdiqën pasi skela u shemb në një kantier të madh ndërtimi në Hamburg, një qytet port në Gjermaninë veriore, dhe disa njerëz janë të zhdukur, tha të hënën një zëdhënës i zjarrfikësve.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, shtoi ai.
“Disa persona u varrosën nën skela dhe konsiderohen të zhdukur”, tha zëdhënësi.
Në terren ndodhen rreth 70 anëtarë të ekipeve të shpëtimit.
Aksidenti ka ndodhur në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut.
Sipas të përditshmes Bild, skelat janë shembur në Westfield Hamburg-Überseequartier, një kompleks i ri biznesi, banimi dhe argëtimi që do të përfshijë gjithashtu një terminal të ri anijesh lundrimi.
Punëtorët që vdiqën po ndërtonin një bosht ashensori kur skela u shemb, duke shtypur të paktën tetë punëtorë, sipas AFP.
E gjithë zona ku punonin rreth 700 punëtorë u evakuua, sipas Bild.