Drenicasi Ismail Dibrani emërohet drejtor i burgjeve në Kosovë
Ismail Dibrani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), shkruan DrenicaOnline.
Ashtu siç u raportua sot në media, kabineti qeveritar ka marr vendim që Dibrani të jetë në krye të ShKK-së për një mandat të plotë.
Dibrani kishte dalë më i votuari në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së ndërsa para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.
Dibrani gjatë këtyre muajve ishte tejet aktiv në kryerje të detyrës dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë./DrenicaOnline/