Policia jep detaje të reja për aksidentin ku vdiq një grua në Drenas
Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit.
Sipas policisë, gruaja që ka vdekur ka qenë pasagjere në veturë.
Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare.
“Fsh. Qikatovë e Vjetër, Drenas 21.08.2023 – 12:10. Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.