Ndodhë në këtë fshat të Drenasit/ Djali sulmon nënën me shkop druri në kokë për shkak të një ngjitësi

Shumë herë viktima të dhunës në familjet kosovare janë edhe prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Baicë të Drenasit, pak para mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit që nëna kishte me djalin e saj 20-vjeçar, që kaloi në konflikt fizik, me ç’rast i biri pamëshirshëm e ka sulmuar në kokë me shkop të drurit.

Për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të marrë trajtim mjekësor, derisa djali i saj gjendet në arrati.

Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, e shqetësuar nëna ka thënë se u sulmua nga djali për shkak të një debati për një ngjitës.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “dhunë në familje”, kurse viktima ka shkuar te familja e saj në Lipjan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë