E dhimbshme: Humb jetën 17-vjeçarja në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Gjermani, ku 17-vjeçarja, D.Rrecaj, me prejardhje nga Kosova, ka humbur jetën pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj, ajo do të mbushte 18-vjeç.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë