Vdes infermieri nga Drenasi, Hysen Krasniqi

Infermieri nga Drenasi, Hysen Krasniqi ka vdekur sot. Lajmin e ka dhënë doktori Feriz Bytyqi i cili thotë se vdekja e tij paraqet një humbje e madhe jo vetëm për ta si staf shëndetësor por edhe për gjithë Drenasin, transmeton DrenicaOnline.

“Ashtu siç i ke shërbyer babait tonë të ndjerë si infermier, dhe ashtu siç një jetë të tërë ua kushtove pacientave të Drenasit e me gjërë, ashtu Zoti i Gjithëmëshirshëm ua zgjeroftë varrin e ju shpërbleftë pafundësisht në Xhennetin e Tij.)”, ka shkruar dr.Bytyqi.

Njoftimi i tij:

Dy herë i shpëtove vdekjes në duart tona, herën e tretë e të vërtetë të paska marrë pranë Vetës së Tij Zoti i Gjithësisë.

Vdekja juaj i nderuari Hysen Krasniqi, paraqet një humbje e madhe jo vetëm për ne si staf shëndetësor por edhe për gjithë Drenasin.

Ashtu siç i ke shërbyer babait tonë të ndjerë si infermier, dhe ashtu siç një jetë të tërë ua kushtove pacientave të Drenasit e me gjërë, ashtu Zoti i Gjithëmëshirshëm ua zgjeroftë varrin e ju shpërbleftë pafundësisht në Xhennetin e Tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë