Varroset babai i Hysni Gucatit/ Nura: Shpirti i tij u prehtë në paqen e Zotit!

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shokë e miq të Hysni Gucatit, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Avdullah Gucati në fshatin Marinë, i cili vdiq ditën e djeshme.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se familja Gucati ka dëshmuar edhe në të kaluarën dhe vazhdimisht qëndresën ndaj mërzive dhe momenteve të rënda që kanë prekur thellë ndjenjat e tyre, transmeton DrenicaOnline.

“Ngjarjet, te cilave u paraprinë urdhri i Zotit, janë më lehtë të përballueshme sesa ato që shkaktohen nga qenia njerëzore.
Këto momente jo të lehta, t’i kaloni me besim të madh te vullneti i Atij që ka vendosur ndarjen e bacës Avdullah nga familja e ngushtë, djemtë, vajzat, nipat e mbesat, nga miqtë, dashamirët dhe të gjithë të tjerët që e njohën.
Na mbetet të besojmë që ju duhet të jeni krenar me babanë tuaj, si nje njeri te respektueshëm, te dashur e te pranuar për të devotshëm nga të gjithë që kishin fatin e rastin ta njihnin.
Shpirti i tij u prehtë në paqen e Zotit!
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta, edhe në emër të Komunës së Skenderajt!
Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka thënë kryetari Nura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë