Kryetari viziton ndërmarrjet që përkujdesën për ambientin, kushtet nuk i kanë aspak të mira

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar dy ndërmarrjet, Uniteti dhe Eko Natyra, ku ka parë nga afër kushtet në të cilat operojnë këto dy kompani publike.

Kreu i Skenderajt ka vizituar hapësirat që janë në shfrytëzim nga këto dy ndërmarrje, duke i vlerësuar si të papërshtatshme dhe infrastrukturë jo të mirë për të funksionuar normalisht.

“Një gjendje e katandisur si mos më keq e dy ndërmarrjeve publike, Uniteti dhe Eko Natyra që, përveç infrastrukturës jo të mirë dhe objekteve pa kushte, rrezikon edhe ambientin e kësaj pjese të qytetit, është e papranueshme”, ka thënë kryetari.

Ai ka premtuar të nis brenda pak ditësh ndërtimi i objektit për dy ndërmarrjet, me qëllim që të krijohen kushte të përshtatshme të punës dhe pastaj edhe shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më i mirë dhe efikas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë