Komuna e Drenasit uron nxënësit e Llapushnikut, fituan vendin e parë në garat Republikane në Volejboll

Mbrëmë DrenicaOnline raportoi se nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Llapushnik, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në garat sportive në nivel Republike.

Përfaqësuesit e kësaj shkolle kanë arritur të zënë vendin e parë në volejboll, duke u shpallur kështu kampion i Republikës së Kosovës për këto gara.

Komuna e Drenasit sot përgëzoi ekipin fitues bashkë me menaxhmentin e shkollës në fjalë duke i dëshiruar suksese të mëtejme dhe duke i falenderuar për përfaqësim dinjitoz nxënësit kampion.

“Jo vetëm për cilësi në arsim por edhe në sporte të ndryshme nxënësit nga Komuna jonë po dëshmojnë dita ditës se janë vlerë e popullit tonë që na bëjnë krenar kudo që shkojnë. Urime dhe shumë suksese!”, thuhet në urimin e komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë