Zjarri kaplon veturën në Fushticë të Ultë, punëtorët e pompës së derivateve arrijnë ta shuajnë

Një veturë është kapluar nga zjarri në një pompë të derivateve në fshatin Fushticë e Ultë të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Punëtorët e pompës kana rritur të shuajnë zjarrin ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Fshati Fushticë e Ultë, Gllogoc, datë 11.05.2022, ora 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë automjeti tij. Zjarri është shuar nga disa punëtor të një pike të derivateve. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë