Tjetër premtim po fillon të realizohet!

Ka filluar puna për fasadimin e objekteve përgjatë sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve kanë dalë kryetari i komunës Fadil Nura bashkë më nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin e urbanizimit Driton Mulaj.

Njëri nga premtimet gjatë fushatës elektorale ishte edhe fasadimi i objekteve banesore përgjatë sheshit “Adem Jashari”.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari Fadil Nura ndër të tjera ka shkruar:

“Jo veç pse e kemi dhënë fjalën, por është nevojë për të ndryshuar për të mirë pamjen e jashtme të ndërtesave, për të na mbetur asgjë më shumë se një kujtim dukja e tanishme e tyre, kur e nesërmja do t’i zbardh në një panoramë të vërtetë. Jam i lumtur që ende pa u bërë 6 muaj kur mora detyrën, po nis të jetësohet ai premtim. Synim kemi që sheshit me emrin më të mirë në Kosovë, t’i japim madhështinë edhe në aspektin e ndërtimit. E këtë ua kemi borxh edhe banorëve”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë